“Shumë pare e vjedhur e kurrë e hetuar”/Tomë Gashi denoncon kushtet e këqija të punës në Pallatin e Drejtësisë

Aktuale

“Shumë pare e vjedhur e kurrë e hetuar”/Tomë Gashi denoncon kushtet e këqija të punës në Pallatin e Drejtësisë

Nga: M.L. Më: 6 prill 2022 Në ora: 15:50
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi thotë se në sallat e gjykimeve në Pallatin e Drejtësisë mungojnë kushtet elementare.

Në një postim në Facebook ai ka publikuar një fotografi nga oborri i Pallatit të Drejtësisë ka folur për kushtet jo të mira në këtë institucion.

Sipas tij, për ndërtimin e kësaj ndërtese janë vjedhur para të shumta të cilat nuk janë hetuar kurrë, shkruan "Bota sot".

Postimi i plotë:

Në zyre bëjmë ushtrime

Këtu bëjmë realizime

Gjykata/ Pallati i drejtësisë që po i thonë me knauf e pa ajrosje natyrore

Sallat e gjykimeve pa dritë natyrore, pa ajër, pa kushte elementare për punë të efektshme

Shume hapësira të humbura, shumë hapësira të ngushta të zyrave të Prokurorëve e të Gjyqtarëve. Shumë pare e vjedhur e kurrë e hetuar.

Më së shumti janë të rrezikuar Gjyqtarët, Prokurorët dhe të gjithë ata që punojnë nga 8 orë në këto ambiente

Fiks 30.000.000 Euro ka kushtuar

Hajvalia na bashkon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat