​Fillojnë punën 85 inspektorë të rinj për mbikëqyrje të zbatimit të masave kundër COVID-19

Aktuale

​Fillojnë punën 85 inspektorë të rinj për mbikëqyrje të zbatimit të masave kundër COVID-19

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

85 inspektorë të rinj të angazhuar për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19 kanë filluar punën sot.

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Flamur Kadriu, u uroi mirëseardhje 85 inspektorëve të rinj duke shprehur gatishmërinë për mbështetje në punë, ndërsa kërkoi angazhim maksimal qe bashkë me institucionin tjetër ligje zbatues për mbikëqyrje të masave Policinë e Kosovës do të bartni mbi supe menaxhimin për mbikëqyrje të masave.

“Përveç aspektit mandator ligjor të detyrës në punë, duhet ta keni edhe ndjenjën e përgjegjësisë humane morale qe të kryejnë detyrat me përgjegjësi sepse keni mision në ruajtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Kjo është detyra dhe misioni me i rëndësishëm qe mund ta keni ndonjëherë”, bëhet e ditur në njoftimin e AUV-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat