Mesazhi i vashave tetovare: Ta shkruajmë historinë - Bota Sot
Mesazhi i vashave tetovare: Ta shkruajmë historinë

Volejboll

E enjte, 21 qershor 2018

Mesazhi i vashave tetovare: Ta shkruajmë historinë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2018 Në ora: 12:14
KV Universiteti

Volejbollistet e Universitetit të Tetovës kurrë nuk janë më afër finales së madhe të Kupës së Maqedonisë! Trajnerja Laureta Abazi tha se duhet kaluar kjo pengesë dhe të jenë në finale. Vashat shqiptare ballafaqohen me ekipin e ‘Nakovski Voley’ nga Strumica. Ndeshja e parë luhet në Tetovë, pas një jave ajo e kthimit në Strumicë.

“Volejbollistet e Universitetit vazhdojnë të shkruajnë historinë e volejbollit shqiptarë, kualifikohen në gjysmëfinale të kupës dhe për kundërshtare kanë skuadrën ‘Nakovski Volej’ nga Strumica. Duhet kaluar kjo pengesë për tu kualifikuar në finalen e madhe.
Shpresojmë në fitore se jemi më të mira. Ndeshja zhvillohet me 21 mars (18.00) në sallën sportive të UT. Forca vajza”, shkruan Abazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test