Peja në finale

Volejboll

Peja në finale

Më: 21 prill 2024 Në ora: 22:49
Klubi i volejbollit Peja

Klubi i volejbollit Peja ka arritur të siguroj finalen e play off-it pas fitores në ndeshjen e tretë gjysmëfinale kundër Dritës.

Pas humbjes në ndeshjen e dytë, Peja ka arritur të shënoj fitore të pastër 3:0 në sete.

Seti i parë dhe i tretë ishin më bindës për Pejen, ndërsa në setin e dytë Drita ishte në avantazh dhe kishte mundësi të fitonte setin, mirëpo nuk e shfrytëzuan këtë mundësi.

Peja në finale do të takohet me Skenderbeun i cili ka siguruar finalen në dy përballjet e para me Ferizajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat