Tirana - Partizani, derbi

Volejboll

Tirana - Partizani, derbi

Më: 25 prill 2024 Në ora: 12:33
Pamje nga ndeshja

Tirana dhe Partizani do të luajnë mbrëmjen e sotme aktin e dytë të finaleve për Superligën e volejbollit të meshkujve.

Në orën 19:00 në sallën e Farkës ekipet do të zhvillojnë një tjetër përballje shumë të rëndësishme për fatet e titullit kampion. Finalja e parë siç dihet u fitua nga bardheblutë me rezultatin 1-3 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Një takim me rivalitet të lartë, ku Tirana u tregua më saktë, duke bërë një lojë më të mirë se të kuqtë, për të merituar edhe triumfin. Tashmë do të jetë radha e raundit të dytë, me Partizanin që kërkon reagimin, ndërsa bardheblutë duan të hedhin një tjetër hap drejt mbrojtjes së trofeut.

Për sa i përket albumit të artë të titujve, Tirana është shpallur 11 herë kampione e Shqipërisë, ndërsa Partizanin regjistron 15 tituj kampionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat