Kosova U18 e fillon keq

Volejboll

Kosova U18 e fillon keq

Më: 18 janar 2024 Në ora: 20:52
Kosova U18

Kosova i filloi keq kualifikueset për EuroVolley (meshkujt).

Volejbollistët e rinj të Kosovës vetëm në setin e tretë treguan rivalitet por jo edhe për të fituar.

Greqia e ka mposhtur Kosovën U18 me rezultat 3:0 (25:12, 25:12, 25:23).

“Djemtë e Kombëtares U18 në volejboll, janë mposhtur nga Greqia me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë të kualifikimeve në CEV U18 EuroVolley.

FVK u uron më shumë fat e sukses, djelmoshave tanë në sfidën e ardhshme, që nesër e luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut”, njofton në faqen e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat