Aksoy publikon listën e Kombëtares së Kosovës U20

Volejboll

Aksoy publikon listën e Kombëtares së Kosovës U20

Më: 3 janar 2024 Në ora: 21:03
Lista

Strategu turk Ali Bahadur Aksoy, i cili e udhëheq Kombëtaren e Kosovës U20 te vajzat, e ka publikuar listën finale, për kualifikimet e CEV EuroVolley 2024.

Kualifikimet që zhvillohen nga 23-25 janar 2024 në Ankara të Turqisë, e gjejnë Kosovën në grup aspak të lehtë me Turqinë si vendas dhe Rumaninë.

Pikërisht përballë rumuneve, vajzat tona do ta zhvillojnë sfidën e parë më 24 janar 2024, kurse një ditë më vonë luajnë kundër Turqisë.

Kombëtarja U20 te vajzat do të grumbullohet fillimisht në Skenderaj, e pastaj do të vazhdojë ciklin e grumbullimit edhe në Prishtinë.

FVK u uron shumë suksese vashave të U20 në kualifikimet e kësaj grupmoshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat