Xhiroja e parafundit e pjesës vjeshtore të kampionatit në Superligën A të volejbollit te djemtë, vie me duele interesante mes pretendentëve.
Të mërkurën, nga ora 20:00, në ndeshjen që e hap xhiron e 9-të, Ferizaj e gostit Dritën, në takimin që transmetohet drejtpërdrejt në RTK4.
Një tjetër derbi do jetë ai i së mërkurës mes Skënderbeut e Pejës, i planifikuar nga ora 20:30.
Java e nëntë mbyllet me ndeshjen mes Ulpianës e Golden Eagle Therandës, të enjten nga ora 20:00.