Çfarë thotë Arbenita Ymeri për Shemsie Asllanajn, Afërdita Sadikun, Ganimete Gërbovcin, Vlora Berishën dhe Arta Ramadanin?

Volejboll

Çfarë thotë Arbenita Ymeri për Shemsie Asllanajn, Afërdita Sadikun, Ganimete Gërbovcin, Vlora Berishën dhe Arta Ramadanin?

Nga: K. Goca Më: 25 tetor 2023 Në ora: 15:14
Arbenita Ymeri

Vitet e pasluftës kanë qenë interesante në sportin skofiar, ku në sipërfaqe dolën disa volejbolliste, që bënë diferencën në fushën e lojës.

Arbenta Imeri - Bajramaliu, ish volejbolliste dhe ish anëtare e kombëtares së Kosovës, aktualisht trajnere, që ka luajtur në dy pozita: Bllok dhe pranuese, nuk e harron periudhën e artë me klubin e Kastriotit të Ferizajt dhe Mabetexin e Prishtinës.

“Klubi i Kastriotit ishte adresa ku unë u rrita si sportiste. 

Ishim ekip e re në moshë por bënim shumë punë dhe ndjenim sikur frymonim njëjtë gjatë lojës, i gëzoheshim shënimit të pikës  nga bashkëlojtarja sikur të kishim shënuar vetë.

Kalimi im në ekipin e KV Mabetex ishte një hap tjetër aty pata nderin të jem kapitene e klubit me vite, u stolisem me tituj e kupa”, thotë Ymeri – Bajramaliu.

Çfarë thotë Arbenita Ymeri për lojtare e dëshmuara në vitet e pas luftës, si Shemsie Asllanaj, Afërdita Sadiku, Ganimete Gërbovci, Vlora Berisha?

“Bashkelojtaret e mija Afë[rdita Sadiku, Vildane Jashari, Shemsie Asllanaj, Arta Ramadani, Ganimete Gërbovci, Mimoza Shkodra, Vlora Berisha e shumë tjera janë emra që nuk duhet të harrohen asnjëherë nga adhuruesit e volejbollit”, ka nënvizuar Ymeri – Bajramaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat