Tirana përmbys Studentin në derbi

Volejboll

Tirana përmbys Studentin në derbi

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 14:49
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur takimet e javës së katërt të Superligës në volejboll për meshkuj.

Partizani arriti një fitore të vështirë në Shkodër ndaj Vllaznisë vendase me rezultatin 3-1 (20-25, 25-21, 25-15, 25-18). Dy setet e para ishin të ekuilibruar, ndërsa më tej dominuan kryeqytetasit.

Të kuqtë kryesojnë renditjen bashkë me Erzenin, që fitoi 3-0 ndaj Teutës në derbin durrsak (25-14, 25-15, 26-24). Të dyja ekipet krysuese kanë nga 12 pikë të plota. Fitore të lehtë korri edhe skënderbeu, që në fushën e tij mundi 3-0 Elbasanin e vendit të fundit (25-14, 25-20, 25-20).

Fitore mjaft të bukur me shifrat 3-2 korri Tirana kampione, që në “Fahrie Hoti” mundi 3-2 me përmbysje Studentin në derbin kryeqytetas (21-25, 17-25, 27-25, 25-21, 15-12). Një ndeshje që zgjati mbi dy orë, ku Studenti shpërdoroi një avantazh të dyfishtë, duke u mundur në setin final.

Meshkuj, java e 4-t

Vllaznia – Partizani, 1-3

Tirana – Studenti, 3-2

Skënderbeu – Elbasani, 3-0

Erzeni – Teuta, 3-0

Renditja: Partizani 12 pikë, Erzeni 12 pikë, Tirana 8 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Vllaznia 6 pikë, Studenti 4 pikë, Elbasani 0 pikë, Teuta 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat