Partizani dhe Erzeni të pathyeshëm

Volejboll

Partizani dhe Erzeni të pathyeshëm

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 12:23
Pamje nga një ndeshje

Është mbyllur java e dytë e Superligës në volejboll për meshkuj. Kampionët e Tiranës morën tri pikët e para në kampionat, pas fitores së lehtë 3-0 ndaj Teutës, ndeshje e luajtur në kryeqytet (25-17, 25-12, 25-13).

Në krye të renditjes me 6 pikkë të plota ndodhet Partizani, që mundi 3-0 Elbasanin në kryeqytet (25-15, 25-13, 25-15). Po 6 pikë ka edhe Erzeni, që fitoi 3-0 në Korçë ndaj Skënderbeut vendës (26-24, 25-21, 26-24).

Fitore e vështirë për shijakasit, që djersitën shumë ndaj ekipit vendës. Vllaznia mundi 3-0 Studentin në Shkodër (25-16, 27-25, 25-20) dhe gjithashtu ndodhet në krye të renditjes me 6 pikë të plota.

Meshkuj, java e dytë

Vllaznia – Studenti, 3-1

Skënderbeu – Erzeni, 0-3

Partizani – Elbasani, 3-0

Tirana – Teuta, 3-0

Renditja: Partizani 6 pikë, Vllaznia 6 pikë, Erzeni 6 pikë, Tirana 3 pikë, Studenti 3 pikë, Skënderbeu 0 pikë, Elbasani 0 pikë, Teuta 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat