Kosova përfundon garën në Kampionatin Evropian

Volejboll

Kosova përfundon garën në Kampionatin Evropian

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:37
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka përfunduar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian në beach volley U22. 

Në ndeshjen e fundit kundër Polonisë, dyshja Avdullahu/Jashari ka bërë paraqitje mjaft pozitive.

Në setin e dytë duke krijuar avantazh prej 4 pikëve, mirëpo në fund polaket arritën ta mbyllin setin me rezultat 23:21, duke e fituar ndeshjen 2:0, në sete. 

Me rezultatet e arritura në garë, Kosova ka arritur të rangohet në mesin e 24 ekipeve më të mira të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat