Kosova e nis me fitore

Volejboll

Kosova e nis me fitore

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:26
Melirona Avdullahu, VIldane Jashari dhe Yllka Jashari

Kombëtarja e Kosovës në beach volley (femrat) e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian të Beach Volley U22, i cili po mbahet në qytetin Timisoara të Rumanisë.

Dyshja Melirona Avdullahu/Yllka Jashari të drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari në ndeshjen hapëse të kampionatit në kuadër të grupit A, kanë mposhtur kombëtaren rumune Hododi/Miu me rezultat 0:2 (17:21,19:21).

Kjo është një fitore mjaft e rëndësishme dhe motivuese për sfidat e radhës, për çka FVK përgëzon vajzat dhe ju uron suksese në ndeshjet tjera.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon sot në ora 16:30, kundër kombëtares sllovene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat