Dhurata rikthehet në Dritë 

Volejboll

Dhurata rikthehet në Dritë 

Nga: K.G. Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:57
Dhurata Sylejmani firmos

Drita e Gjilanit nuk ndalet me përforcime, kësaj radhe ka rikthyer në petkun e saj volejbollisten Dhurata Sylejmani.

Kampionja e Kosovës synon që në çdo pozitë konkurrenca të jetë shumë fortë brenda ekipit dhe me synime si gjithmonë, titullin dhe Kupën e Kosovës.

Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, është i lumtur që Dhurata përsëri është në Dritë.

“KV Drita fillon kompletimi e ekipit për stinorin e ri.

Këtë vit pjesë e ekipit tonë do të jetë edhe Lojtarja e mirënjohur e Kombëtares së Kosovës Dhuratë Sylejmani.

Dhurata kthehet pas dy vitesh te Kampioni dhe po aty ku u bë Kampion gjatë karrierës së saj.

Drita tani fillon kompletimin me ardhjen re që është në pozitën e lojtares anësore, e kush tjetër veç se ajo që ishte një ndër më të mirat kur u stolisëm me titullin e 5-të.

Dhurata e cila tani është 24 - vjeçare vjen nga Ferizaj dhe karrierën e kishte filluar në Ferizaj pikërisht te KV Kastrioti.

Dhurata gjatë karrierës ishte dhe luajti për KV Drita në vitin 2020/2021 ku u shpall Kampion i Kosovës. Dhurata  vitin sa ishte te Drita shfaqi loja shumë të mira edhe me kombëtaren e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian ku mandej mori shumë oferta nga klube të ndryshme evropiane. Pas ofertave të shumta Dhurata zgjodhi të kaloj në Superligën hungareze për ekipin “Diosgyori VTK” ekip në t cilin ishte lojtare kryesore si dhe shkëlqej me paraqitjet e saj.

Dhurata e cila njihet si një nga lojtaret më të mira Kosovare tani në KV Drita vjen nga KV Fer Volley nga Ferizaj ku ishte vitin e fundit.

Kthehet prapë të Drita të cilën prapë e gjen Kampion dhe këtë vit së bashku me Dritën do të kenë të përbashkët vetëm një qëllim-fitore në çdo ndeshje në Kosovë dhe në Ligën “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” dhe po ashtu të synoj paraqitje sa më të mira në ndeshjet ndërkombëtare ku Drita jonë do të merr pjesë”, njofton KFV Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat