Partizani dhe Skënderbeu në finale

Volejboll

Partizani dhe Skënderbeu në finale

Më: 11 prill 2023 Në ora: 21:58
Skënderbeu 

Superliga e volejbollit të femrave u rikthye sot me ndeshjet e dyta gjysmëfinale.

Takimi i parë nisi në orën 17:00, me Vllazninë që priti Partizanin në Shkodër.

Edhe në këtë përballje të dytë, kryeqytetasit triumfuan me rezultatin 0-3, të njëjtën triumf Partizani regjistroi edhe në duelin e ditës së shtunë të zhvilluar në “Asllan Rusi”.

Më tej në orën 18:00 në sallën “Feti Borova” Tirana dhe Skënderbeu matën forcat për gjysmëfinalen tjetër, ku triumfuese dolën vajzat korçare.

Në përballjen e parë korçaret triumfuan bindshëm në shtëpi në shifrat 3-0, ndërkohë në duelin e mbrëmjes së sotme, skuadra e Orlando Kojës, ia doli mbanë duke fituar me rezultatin.

Kështu Partizanin dhe Skënderbeu do të përballen së bashku në finalen e titullit kampion.

Kurorën momentalisht e mbajnë vajzat korçare, që do të tentojnë ta mbrojnë edhe këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat