Partizani siguron finalen

Volejboll

Partizani siguron finalen

Më: 8 prill 2023 Në ora: 11:43
Pamje nga një ndeshje

Partizani është ekipi i parë finalist i play off-it në volejboll për meshkuj. Të kuqtë e trajnerit Ylli Tomorri fituan mbrëmjen e sotme 3-0 ndaj Vllaznisë, ndeshje e luajtur në Shkodër, duke përsëritur rezultatin e gjysmëfinales së parë.

Për pasojë, të kuqtë shkojnë në finalet play off. Ndeshja u komandua e fitua me shumë lehtësi nga Partizani, që në të trija setet ishte superior në fushë (25-9, 254-14, 25-15), duke mos i dhënë asnjë mundësi ekipit shkodran të rivalizojë.

Emri i ekipit të dytë finalist do të dalë nga ndeshja e tretë gjysmëfinale mes Erzenit dhe Tiranës. Në sfidën e sotme, atë të luajtur në Farkë, skuadra e Tiranës fitoi 3-0 (25-21, 25-20, 25-23) ndaj Erzenit, duke rikthyer ekuilibrat.

Shijakasit patën fituar 3-2 ndeshjen e parë, ndaj gjithçka shtyhet për pas 4 ditësh, kur të luhet ndeshja e tretë. Takimi i sotëm në përgjithësi u komandua nga Tirana, që pati një epërsi të lehtë në të trija setet dhe e meritoi fitoren.

Gjysmëfinale-Meshkuj

Nd.1, Partizani – Vllaznia, 3-0

Nd.1, Erzeni – Tirana, 3-2

Nd.2, Vllaznia – Partizani, 0-3

Nd.2, Tirana – Erzeni, 3-0

Nd.3, Erzeni – Tirana,

Gjysmëfinale – Femra

Partizani – Vllaznia, 8 prill

Skënderbeu – Tirana, 8 prill

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat