KVF Peja: Patëm një email si formë kërcënimi nga Sekretari i FVK-së

Volejboll

KVF Peja: Patëm një email si formë kërcënimi nga Sekretari i FVK-së

Më: 17 mars 2023 Në ora: 22:22
KVF Peja

Jo vetëm klubi i volejbollit Peja (meshkujt) por edhe në atë të konkurrencës së femrave, ankohen në sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikçi.

Klubi i Pejës (femrat) ka dërguar një reagim, ku ka shprehur pakënaqësitë e tyre. 

“Pas reagimit tonë të parë dhe pas Ankesë në Ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport që e bëmë dje, patëm një email si formë kërcënimi nga Sekretari i FVK-së duke thënë se reagimi ynë është tendencioz

. Pasi që ja shpjeguam rregulloren, si duket e kuptoj  gabimin dhe e ftoj menjëherë Komisionin për Ankesa me vepru. Komisioni i Ankesave i FVK-së i udhëhequr nga: Fidan Hamiti (kryetar), Armend Fazliu (anëtar) dhe Bardhyl Ibrahimi (anëtar) e morën një vendim pas afatit të paraparë 15 ditor (në ankesën e kemi dërguar me 28 shkurt, kurse Komisioni ka marre vendim me 16 Mars) natën duke e shkelur edhe njëherë rregulloren.

Ata pos që morën vendim jashtë afatit të paraparë me Rregulloren për Masën dhe Procedurën Disiplinore vepruan natën dhe e dërguan vendimin në ora 23:10.

Urojmë që FVK të mos vazhdoj më me shkelje por të vendos parime dhe ti trajtoj të gjithë njësoj. Ne edhe njëher e ftojmë Bordin e FVK-së që ti ndaloj këto parregullsi brenda FVK-së kurse ne jemi në pritje të përgjigjes nga Ministria e Sportit për Ankesën tonë”, reagon KVF Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat