Haxhikadrija: Shpresoj që kjo të jetë vetëm nismë

Volejboll

Haxhikadrija: Shpresoj që kjo të jetë vetëm nismë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 23:22
Haxhikadrija: Shpresoj që kjo të jetë vetëm nismë

Trajneri Blendi Haxhikadrija mbyll me notë të shkëlqyeshme trajnimin "International Coaching Curse"!

Trajneri i Kombëtares U20, meshkujt, të Kosovës, Blendi Haxhikadrija ka mbyllur me sukses të lart kursin ndërkombëtarë për trajnerë, "International Coaching Course", i cili u mbajt në Budapest të Hungarisë.

Pasi u rekomandua nga FVK dhe KOK, Haxhikadrija për dhjetë javë iu nënshtrua kursit të detajuar për trajnerë.

Përgjatë këtyr trajnimeve u përfshinë lëndë të ndryshme si pedagogjia, teoria e trajnimit, përgatitja kondicionale, fiziologjia, menaxhimi i sportit etj.

Në këtë kurs morën pjesë shtatë trajnerë nga vende të ndryshme të botës, të cilët iu nënshtruan më shumë se 100 orëve përgatitje teorike dhe 200 orëve përgatitje praktike ne specializimin e sportit specifik.

"Jam shumë i lumtur me këtë arritje, kjo është hera e parë që një trajner volejbolli merr pjesë në një kurs të tillë.

Shpresoj që kjo të jetë vetëm nismë dhe shumë tjerë ta përcjellin, pasi që Kosova ka nevojë për avancimin e trajnerëve", ka thënë Haxhikadrija për uebsajtin e FVK-së.

"Falenderoj Kosovo Olympic Committee dhe FVK, të cilët më mundësuan këtë përvojë të jashtëzakonshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat