Super Drita

Volejboll

Super Drita

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 21:32
Super Drita

Drita finalisti i parë i Kupës së FVK-së!

Drita është finalisti i parë i Kupës së Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), pasi mposhti në gjysmëfinale M-Technologien me rezultat 3-0 (25-20, 25-19, 25-23), në konkurrencën e femrave.

Ishte një përballje tejet interesante, me "Intelektualet" që rezultuan superiore në fund, pavarësisht rezistencës së ekipit prishtinas në setin e tretë.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë impozante në palestrën "Ilaz Kodra", në Skenderaj.

Në finalen, e cila zhvillohet me fillim nga ora 16:00, më 4 dhjetor, Drita ndeshet me fituesin e ndeshjet tjetër gjysmëfinale, e cila luhet mes Skenderajt dhe Fer Volley me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat