Rezultatet dhe renditja tabelare të meshkujt

Volejboll

Rezultatet dhe renditja tabelare të meshkujt

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 23:59
Rezultatet

Rezultatet dhe renditja tabelare pas ndeshjeve të xhiros së shtatë!

Tashmë janë mbyllur të gjitha ndeshjet e xhiros së shtatë, me kampionen në fuqi, Pejën që vazhdon të kryesojë me 16 pikë, derisa në xhiron e fundit "Shqiponjat e Zeza" mposhtën G.E Therandën me rezultat 3-1.

Skenderbeu, ekip i cili këtë javë mposhti Dritën 3-0, është ngjitur në vendin e dytë me 14 pikë.

Image

Tabela

Në anën tjetër, "Intelektualët" pozicionohen në vendin e tretë me 13 pikë.

Pas fitores kundër Lubotenit me rezultat 0-3, Ferizaj zë pozitën e katërt me 12 pikë, shtatë më shumë se G.E Theranda në pozitën e pestë, ndërsa Luboteni mbetet në pozitën e fundit me tre pikë të fituara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat