Geta Beqa emërohet anëtare e Bordit të FVK-së

Volejboll

Geta Beqa emërohet anëtare e Bordit të FVK-së

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:43
Gentiana Beqa Ahmeti

Dy herë kampionia e botës në "World Fitness Women's Championships" dhe fituesja e shumë medaljeve të tjera në programin e fitnesit "Wellness", Gentiana Beqa Ahmeti - me propozim të presidentit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci - është emëruar anëtare e bordit të institucionit më të lart të volejbollit në vend.

Për FVK-në është privilegj të njoftojë se një sportiste e kalibrit botëror, siç është Beqa Ahmeti, ka shprehur interesim të ndihmojë dhe kontribojë në zhvillimin e sportit të volejbollit nga pozita e anëtares së bordit.

Gjinovci ka falenderuar Beqa Ahmetin për gatishmërinë dhe vullnetin e saj për të marrë pozitën e re, derisa e njëjta është shprehur e lumtur për mundësinë që i është ofruar nga FVK për të dhënë kontributin dhe eksperiencën e saj si kampione e botës në avancimin e mëtutjeshëm të volejbollit.

Beqa Ahmeti, përveç që është kampione e dyfishtë e botës, gjithashtu ka fituar edhe medaljen e artë në garat "Elite Pro Wellnes", "Wellness Arnold Clasik EU", "Wellness and Overall Diamons" dhe "Elite Pro Wellness Madrid".

FVK është e lumtur të fillojë bashkëpunimin me Beqa Ahmetin, e cila eksperiencën e saj si sportiste e rangut botëror do ta shfrytëzojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të FVK-së si institucion dhe volejbollit kosovar në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat