Partizani “leksion” Erzenit

Volejboll

Partizani “leksion” Erzenit

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 12:59
Partizani “leksion” Erzenit

Partizani mbetet ende i pamposhtur në Superligë edhe në përfundim të takimeve të javës së pestë të kampionatit në volejboll për meshkuj. Të kuqtë triumfuan sot pasdite në “Asllan Rusi” ndaj Erzenit me shifrat 3-1, duke u shkëputur edhe më shumë ndaj rivalëve. Një fitore me përmbysje e ekipit kryeqytetas, që tregoi një lojë në rritje.

Erzeni fitoi 25-16 setin e parë, por loja e ekipit shijakas ndali këtu. Partizani “zgjohet”, duke dominuar takimin në tri setet e tjera, të cilat i fituan pa shumë problem e25-17, 25-21, e 25-16. Humbja zbret Erzenin në vendin e tretë, që parakalohet nga Tirana. Bardheblutë fituan 3-0 ndaj Teutës (25-15, 25-23, 25-21) në “Fahrie Hoti”.

Po 3-0 fiton edhe Vllaznia, që në fushën e saj mposhti Elbasanin, në një ndeshje pa shumë histori (25-18, 25-21, 25-20). Fitore që afron shkodranët me zonën play off. Skënderbeu triumfoi 3-1 në Korcë ndaj Studentit (19-25, 29-27, 27-25, 30-28), ndeshje me shumë emocione. Të trija setet e fituara nga Skënderbeu erdhën në pikët shtesë.

Superliga-Meshkuj, java e 5-të

Vllaznia – Elbasani, 3-0

Skënderbeu – Studenti, 3-1

Partizani – Erzeni, 3-1

Tirana – Teuta, 3-0

Renditja: Partizani 15 pikë, Tirana 12 pikë, Erzeni 11 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Vllaznia 6 pikë, Studenti 4 pikë, Teuta 2 pikë, Elbasani 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat