Drita pret në terren të vet Fer Volleyn

Volejboll

Drita pret në terren të vet Fer Volleyn

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 23:07

Superliga A, femrat, rikthehet me ndeshjet e xhiros së katërt në fundjavë, derisa dy superderbit, të cilat premtojnë spektakël, do të transmetohen direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK 1).

Në Gjilan, Drita pret në terren të vet Fer Volley, të shtunën me fillim nga ora 17:00.

Fer Volley do të kërkojë ta ndalë kampionin në fuqi dhe liderin aktual në tabelë, Dritën, me këtë të fundit që grumbullon 9 pikë, ndërsa ferizajasit kanë pesë pikë më pak në pozitën e tretë.

Në takimin tjetër, i cili po ashtu transmetohet direkt në RTK 1, M-Technologie luan kundër Skenderajt, të dielën me fillim nga ora 17:00. Prishtinaset pas tri xhirove pozicionohen në vendin e katërt me tri pikë të grumbulluara, ndërsa Skenderaj ndan pozitën e parë me Dritën, me nëntë pikë.

Takimi tjetër është ai mes Feronikelit dhe Fushë Kosovës, i cili zhvillohet të premten me fillim nga ora 19:30. Favorit në këtë përballje është Fushë Kosova, marrë parasysh faktin se "Nikli" po luan kryesisht me një ekip të rejash.

Ekipi nga Drenasi zë pozitën e fundit me zero pikë pas tri xhirove, ndërsa Fushë Kosova pozicionohet në vendin e parafundit me dy pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat