Edona Kalludra: Në Korçë është ndryshe! Me Skënderbeun synojmë të mbrojmë titullin e kampionit

Volejboll

Edona Kalludra: Në Korçë është ndryshe! Me Skënderbeun synojmë të mbrojmë titullin e kampionit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 tetor 2022 Në ora: 15:52
Edona Kalludra

Po kalon periudhën në të mirë si volejbolliste në petkun e kampiones së Shqipërisë, Skënderbeu nga Korça. 

Është Edona Kalludra nga Vushtrria, volejbolliste që po lë gjurmë nëvolejbollin shqiptar. 

Një emër i respektuar dhe që rrjedh nga një familje ekskluzivisht që merret me sportin skofiar, prindi i saj Blerimi dhe nëna  Olta.

Image

Skënderbeu

Edona tha se ka hasur në mikpritje të ngrohtë në mjedisin e ri, të kampionet. 

22-vjeçarja po luan me sukses në pozitën e bllokut dhe është përzgjedhur në ‘Dream Team’ të Kampionatit Shqiptar. 

Synimet e Edonës me klubin nga Korça janë të qarta, të mbrojnë titullin e kampionit.

“Bota sot”: Tani jeni pjesë e klubit shqiptar, Skënderbeu, sa keni mundur të adaptoheni, si po ndjeheni në mjedisin e ri?

Edona Kalludra: Po bëhen gati 3 muaj që jam vendosur në Korçë dhe adaptimi nuk ka qenë shumë i lehtë.
Një ekip i ri me shumë lojtare tjera dhe gjithashtu me një staf trajnerësh që kanë një sistem ndryshe stërvitjesh kanë shkaktuar që në fillim të kem probleme, por faktikisht këto probleme janë larguar me kohe dhe tashmë jam mirë. 

Image

 

“Bota sot”: Si e sheh Kampionatin Shqiptar, ka dallim me atë të Kosovës, është konkurrenca më e fortë?

Edona Kalludra: Çdo kampionat ka dallim nga ai tjetri. Për mua ka shumë. 
Për herë të parë një ekip kampion me bën ftesë të jem pjesë e tij dhe normal qëllimet ndryshojnë! 
Ekipet në Shqipëri kanë traditë në volejboll dhe punojnë në një mënyrë ndryshe që në Kosovë nuk e kam parë të ekipet e tjera.

Nga 8 ekipe të Superligës në Shqipëri mund të jenë maksimum 2 që nuk kane një ekip të fortë!
Ekipet e tjera janë shumë sfiduese dhe vërtet kërkohet punë për të fituar me to.

“Bota sot”: Jeni përfshirë në ‘Dream Team’ të Kampionatit Shqiptar, çfarë ndjenje është?
Edona Kalludra:
Po! Vërtet është një kënaqësi shumë e madhe.
Tre javë në Kampionatin Shqiptar dhe në statistika kam dal shumë mirë! 
Është një ndjenje shumë e mirë dhe mbi të gjitha shumë motivuese. 
Kjo me bën të stërvitem akoma më fortë sepse të qenurit pjesë e Dream Team do të thotë shumë për një volejbolliste.

“Bota sot”: Çfarë iu lë më shumë përshtypje në Kampionatin Shqiptar?
Edona Kalludra:
Në çdo ndeshje mbahen statistikat që në Kosovë e bëjnë pak ekipe, për të mos të thënë vetëm një. 

Mendoj që statistikat e ndeshjes, live score i ndeshjes është një gjë shumë e modës.

“Bota sot”: Cila janë synimet me Skënderbeun?
Edona Kalludra:
Padyshim që të mbrojmë titullin kampion! 
Gjithashtu edhe të fitojmë çdo kupë që është e paraparë të organizohet këtë sezon.
“Bota sot”: Jeni pjesë e kampionit, iu frikëson konkurrenca brenda ekipit?
Edona Kalludra:

Ekipi ka lojtare edhe të huaja, gjithashtu edhe ne pozicionin tim por unë mendoj qe konkurrenca të rrit nivelin! 

Padyshim që dua të jem gjatë gjithë kohës në formacion dhe për këtë po luftoj çdo ditë dhe më shumë.

“Bota sot”: Cilat janë objektivat tuaja si volejbolliste?

Edona Kalludra: Volejbollin e kam nisur qe e vogël dhe jam rrit me një dashuri për volejbollin. 

Image

Edona Kalludra

Ardhja në Skënderbeu po me ndihmon dhe besoj që do me përgatit në një mënyrë edhe më profesionale që unë të jem lojtare edhe e ekipeve tjera jashtë kufijve shqiptar.

Fillimisht po punoj fort që të vazhdoj përformancën time në këtë kampionat t’i ndihmoj ekipit që të mbroj titullin dhe të jem një ndihmesë e madhe ekipit në synimet e veta.

Pastaj do të shohim se çfarë ka rezervuar e ardhmja për mua.

“Bota sot”:  Sa është vështirë të jetohet në Korçë, është një jetë më ndryshe se në Vushtrri?

Edona Kalludra: Është ndryshe sepse këtu ka njerëz tjerë, jo familjarët e mi dhe shoqëria ime. Por jam përshtatur. 

Njerëzit që kam takuar këtu me kanë bërë të ndihem rehat në një formë ose tjetrën.

Në Korçë e duan shumë volejbollin dhe e përkrahin shumë.  Në rrugë njerëzit na njohin dhe na respektojnë! Kjo gjë të bën të ndihesh si në shtëpi.  Por prapë me mungon familja, shoqëria dhe jetesa në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat