Kosova U20 mposht Turqinë

Volejboll

Kosova U20 mposht Turqinë

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 18:21
Kosova U20 mposht Turqinë

Kosova U20, femrat, mposht Turqinë në përballjen për renditje në Kampionatin Evropian të Beach Volley!

Dyshja jonë, Yllka Jashari/Melirona Avdullahu ka zhvilluar ndeshjen për renditje kundër Turqisë, të shtunën pasdite, në përballjen e vlefshme për listwn pwrfundimtare tw Kampionatin Evropian U2O të volejbollit në rërë, femrat, ku 'Dardanet' garuan në Grupin C.

Pas tri humbjeve në një grup tejet të fortë me Kombëtare si Spanja, Gjermania e Estonia, Kosova mposhti dyshen turke Yilmaz/Aksoy 2-0 (21-14, 21-17) për të siguruar vendin e 25 në këtë Kampionat Evropian, pozitë të cilën e ndan me tri Kombëtare tjera.

Një fitore e madhe e vashave tona në këtë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat