Dyshja e Kosovës u mposht në përballjen e fundit

Volejboll

Dyshja e Kosovës u mposht në përballjen e fundit

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 11:35
Dyshja e Kosovës u mposht në përballjen e fundit

Kombëtarja U20 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve e përbërë nga dyshja Erion Bajrami/Albi Macula, ka përmbyllur pjesmarrjen në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley që po zhvillohet në Sighetu Marmatiei.

Dyshja e Kosovës u mposht në përballjen e fundit nga nikoqiri i kompeticionit, Rumania.

Ata pësuan humbje me rezultat 2-0 (21-9, 21-8) në sete, duke i dhënë fund aventurës dhe eksperiencës së rëndësishme në këtë garë.

Më herët gjatë ditës, Kosova kishte luajtur edhe kundër Moldavisë, ndeshje të cilën e humbi po ashtu 2-0 (21-8, 21-17) në sete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat