Ekipi i Pejës, kampion në fuqi i Kosovës, nuk ia del në përballje me ekipin e Portugalisë, A. J. F. Bastardo.
Ekipi nga Portugalia ka shënuar fitore me rezultat 3:0 (25:20, 25:15, 25:14) ndaj pejanëve, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit "Karagaçi” në Pejë.
Të tre setet kaluan në favor të udhëtuesve.
Peja u orvat me mundësitë e veta por nuk arriti të paktën të fitoj një set në duel me rivalin. Kjo ishte ndeshje e parë e 16-ës së finale së Challeng Cup (meshkujt).