Volejbollistja Dhurata Sylejmani, anëtare e kampionit të ri, Dritës nga Gjilani, sërish më e dalluara në radhët e Kombëtares së Kosovës.
“Në statistikën e ndeshjes ndaj Sllovakisë, Dhuratë Sylejmani është pikëshënuesja më e mirë te Kosova.
Sylejmani realizoi 9 pikë, një ditë pasi shkëlqeu edhe në ndeshjen ndaj Malit të Zi, ku ishte realizatorja më e mirë e ndeshjes me 16 pikë”, njofton Federata e Volejbollit të Kosovës.
Sylejmani po tregon formën më të mirë në kualifikueset për Kampionatin Evropian, që po mbahet në Podgoricë të malit të Zi.