UFC Fight Night: Gjithçka që duhet të dini për supersfidën Cerrone vs. Medeiros

Sporti

UFC Fight Night: Gjithçka që duhet të dini për supersfidën Cerrone vs. Medeiros

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 23:15
Cerrone vs. Medeiros

Kur “Cowboy” Cerrone të futet në kafaz në orët e para të mëngjesit të sotëm, i gjithë Austin, Texas (vendlindja e tij) do të jetë në këmbë për të duartrokitur ndaj hawaiianit Yancy Medeiros. Ndeshja pritet të fillojë rreth orës 4 të mëngjesit.

Donald Cerrone është kthyer në një nga fytyrat më të njohura dhe respektuara të UFC. Stili i tij luftarak dhe mentaliteti fitues e bëjnë një magnet për vëmendjen e tifozëve.

Këtë herë ai do të ndeshet me Medeiros, një shok ekipi i kampionit të peshës pupël në UFC, Max Holloway.

Pasi humbi në ndeshjen e fundit, Cerrone kërkon të rikthehet te fitorja. Por Medeiros është një kundërshtar shumë i rrezikshëm dhe këtë e vërtetoi ndaj Alex Oliveira në UFC 218.

Kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme për Medeiros. Një fitore do t’i mundësonte një sfidë me njërin prej pesë më të mirëve të divizionit.

Gjithçka do të varet nga mënyra se si do ta përballojë Cerrone kundërshtarin dhe si do të reagojë pas humbjes së fundit. Një gjë është e sigurt, karriera e tij nuk ka përfunduar akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat