Çartet njeriu më i fortë në Kosovë, rrotullon mjetin transportues të mallrave

Sporti

Çartet njeriu më i fortë në Kosovë, rrotullon mjetin transportues të mallrave

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 17:12
Bujar Muli

Njeriu më i fortë në Kosovë, Bujar Muli, vazhdon me befasitë e tija. Ai në një vend në Vushtrri, në tregun ku shiten hekuri, ka testuar vetin se a mund ta rrotullojë mjetin transportues të mallrave.

Ai në video shihet se si e rrotullon mjetin transportues të mallrave. “Kjo nuk është asgjë, çfarë plani kam në ditët vijuese, që do të sjelli njërën nga befasitë më të mëdha”, tha Muli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ai njihet si njeriu më i fortë në Kosovë, që ndalë me duar veturën dhe çon me shpinë traktorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat