Omar Mateen gjatë vrasjeve kishte telefonuar mikun e tij

Amerika

Omar Mateen gjatë vrasjeve kishte telefonuar mikun e tij

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 22:54
Omar Mateen

Sulmuesi në klubin e homoseksualëve Pulse në Orlando, Omar Mateen, derisa i kryente vrasjet kishte ndaluar për të bërë disa telefonata.

Sipas zyrtarëve policor ai e kishte telefonuar një mik të tij për t’i thënë lamtumirë, gjithashtu ai e kishte telefonuar 911 për  të treguar që masakrën e kishte kryer në emër të grupit terrorist, ISIS.

“Unë jam sulmuesi. Jam unë. Unë e kam bërë për ISIS. E kam bërë për Shtetin Islamik”, mësohet të ketë thënë ai gjatë telefonatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat