8 kamionë mbeturina largohen nga deponia në fshatin Besi

Prishtina

8 kamionë mbeturina largohen nga deponia në fshatin Besi

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 14:56
Ilustrim

Sot vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” kanë realizuar aksion pastrimi në fshatin Besi të Komunës së Prishtinës, ku janë larguar 8 kamionë mbeturina nga një deponi në hyrje të këtij fshati.

Aksioni është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës dhe kompaninë menaxhuese të deponive në Kosovë.

Koordinatori i Lëvizjes “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj tha se ky aksion është në vazhdën e aksioneve në kuadër të Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Ai bëri të ditur që aksionet do të vazhdojnë edhe më tej, ku ai i radhës do të jetë në javën e ardhshme, ku do të pastrohet një lokacion tjetër.

Pjesëmarrës në aksionin e sotëm ishte edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, i cili premtoi se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë edhe më tej të angazhohet në pastrimin e deponive ilegale.

Banorët e këtij fshati, të cilët morrën pjesë në aksionin e sotëm, u zotuan se do të kujdesen për mjedisin dhe nuk do të lejojnë krijimin e deponive të tilla në fshat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat