Kundër Barcelonës!

Sporti

Kundër Barcelonës!

Më: 6 maj 2016 Në ora: 15:21

Të dielën (në orën 17.00) do të zhvillohet derbi i Katalunisë, në mes Barcelonës dhe Espanyol-it, ndeshje e vlefshme e javës së 37-të e Kampionatit të Spanjës. Portieri i Espanyol-it, Pau Lopez, ka thënë se dëshiron që një skuadër nga Madridi ta fitojë titullin e kampionit në La Liga. “Kush dua që të shpallet kampion i La Liga-s? Nuk e di. Nëse pyetja është se cili ekip dua të fitojë, them një skuadër nga Madridi. Nuk më intereson se a është Atletico Madrid apo Real Madrid”, ka thënë Lopez. Pas 37 jave Barcelona kryeson renditjen me 85 pikë sa ka edhe Atletico në vend të dytë, kurse Reali është në pozitën e tretë me 85 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat