Perez vendos, ja e ardhmja e Zidanes

Sporti

Perez vendos, ja e ardhmja e Zidanes

Më: 6 maj 2016 Në ora: 00:19

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vendosur që të mbajë Zinedine Zidanen si trajner të Real Madridit.

AS raporton se burimet pranë presidentit kanë konfirmuar se Ziziou do të mbetet, duke parë që ai është emëruar në janar në mënyrë urgjente pas shkarkimit të Benitezit.

Zidane ka arritur që të kthejë Realin në luftë për titull dhe që të sigurojë finalen në Ligën e Kampionëve, gjë që ka bindur Perezin që t’i besojë ende legjendës franceze.

Perez ka qenë i bindur për Zidanen menjëherë pas fitores ndaj Barcelonës në Camp Nou që të marrë kontratë të re dhe presidenti madrilen pritet që fjalët e tij t’i konfirmojë shpejt në vepra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat