Tenis: Dy eliminime të tjera surprizë në turneun e Madridit

Sporti

Tenis: Dy eliminime të tjera surprizë në turneun e Madridit

Më: 4 maj 2016 Në ora: 22:00

Dy eliminime te tjera surprize kane ardhur ne turin e trete te turneut te femrave WTA ne Madrid te merkuren, me demtimin e bjelloruses Victoria Azarenka (lojtarja e 5-te boterore) dhe humbjen e cekes Petra Kvitova (6-ta).

Kane vazhduar “skartimet” e njepasnjeshme ne kryeqytetin spanjoll: pas demtimeve te Serena Williams dhe Lucie Safarova apo eliminimit surprize te Agnieszka Radwanska (2-ta), Angelique Kerber (3-ta) dhe Garbine Muguruza (4-ta), kreret e serise N.4 (Azarenka) dhe N.6 (Kvitova) kane shtuar listen e deshtimeve.

Mbajtesja e titullit, Kvitova, ka deshtuar perballe australianes Daria Gavrilova (6-3, 6-4), e 39-ta lojtare ne klasifikimin boteror, ne 1 ore e ’40.

Nderkohe, Azarenka i ka lene vendin ne cerekfinale amerikanes Louisa Chirico, lojtarja e 130-te boterore. Nje dhembje ne shpine e ka detyruar bjellorusen, fituese ne Indian Wells dhe ne Miami, qe te braktise ndeshjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat