“Një gabim dhe Atletico të ndëshkon”

Sporti

“Një gabim dhe Atletico të ndëshkon”

Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:05

Ish-lojtari i skuadrës së Manchester United, Rio Ferdinand e ka përgëzuar klubin e Atletico Madridit për kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti madrilen përsëri i ka befasuar të gjithë tifozët në botë duke arritur ta mposhtë klubin e Bayern Munchen me anë të golit në ndeshjen e parë.

“Mendoj se skuadra e Atletico Madridit janë ‘mbretërit’ për të duruar deri në momente të caktuara”.

“Bayerni luajti shumë mirë, një futboll i bukur, mirëpo një gabim i vogël kundër Atleticos të kushton me një gol. Është shumë e thjeshtë”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat