Kosova mori lajmin e madh

Sporti

Kosova mori lajmin e madh

Nga: Shkruan: Genc Sermaxhaj Më: 3 maj 2016 Në ora: 19:40

Debate
Pas shumë pritje dhe vuajtje, Kosova sot po feston një ditë të madhe, ditën e pranimit në familjen më të madhe Evropiane, po feston Ditën e pranimit në UEFA. pritjes së madhe i erdhi fundi, kur në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, Kosova mori lajmin e madh për pranimin në UEFA. Njëzet e tetë shtete kanë votuar pro Kosovës në UEFA, ndërsa 24 kundër dhe 2 abstenuan.

Këtij lajmi historik për ne iu gëzuan të gjithë, dukë filluar nga njerëzit e rëndomtë, sportistët dhe njerëzit e lart të shtetit. Nuk duhet të harrojmë vuajtjen e madhe që patëm si shtet para dhe pas luftës, nuk duhet të harrojmë njerëzit që e mbajtën gjallë futbollin tonë, nuk duhet të harrohen sportistët që luajtën vetëm e vetëm të mbajnë gjalle futbollin e Kosovës. Sot kanë të drejt ti gëzohen madje edhe me lot në sy. Falënderojmë të gjithë këta njerëz që bënë shumë për futbollin tonë, duke filluar nga kryetari i FFK-së që së bashku me anëtarët e tij u angazhua maksimalisht që ne sot ti gëzohemi kësaj dite të madhe. Falënderojmë donatorët që ndanë edhe bukën e gojës nga antarët e familjeve të tyre që sot të jemi pjesë e shteteve tjera evropiane, dhe falënderimi më i veçantë i drejtohet atyre që sakrifikuan gjithçka, mundin, djersën, luajtën edhe pa para, vuajtën aq shumë, e këta janë futbollistët kosovar që kanë të drejt ti gëzohen pafundësisht pranimit në UEFA.

Pritjes së madhe i erdhi fundi. Tani jemi aty ku kemi ëndërruar kaherë, por a ka përfunduar gjithçka? Jo ende nuk ka përfunduar, ky është vetëm fillimi. Neve na mbetet të punojmë edhe me shumë. Duhet ti tregojmë atyre që na lanë të presim deri tani se ne e kemi merituar të jemi pjesë e juaja edhe më herët. Ti tregojmë atyre se ne e meritojmë, ne kemi potencial, kualitet, forcë të përballemi me ju. Por duhet shumë punë shumë angazhim, shumë disiplinë. Ne jemi mbrapa, këtë e dimë të gjithë, duke u nisur nga infrastruktura, cilësia, profesionalizmi, por për këto duhet një punë edhe më e madhe sesa kjo që kemi bërë deri më tani. Jam plotësisht i bindur se ne mund t'ia dalim, ti përmirësojmë te gjitha këto për një periudhe të shkurtër duke u bazuar në durimin e madh që e kemi pasur.

Tani nuk jemi më në burg. kemi dalë, dhe gjithë at mllefi qe e kemi pasur deri më tani, do ta konkretizojmë me punë të mira, të pastërta dhe me plot sukses. Duhet të jemi optimist të gjithë për gjithë punën që na pret, sepse nuk e kemi të lehtë. Tani marifeti ynë do të shihet, por unë besoj se ne mundemi, dimë dhe do t'ia dalim. Tani e tutje të gjithë ata që merren me futboll kam një sugjerim: punoni shumë, punoni me nder, punoni profesionalisht, punoni sepse nuk kemi më kohë për dallavere dhe gjera që nuk na duhen. Ato që i kemi bërë deri tani, ti harrojmë sepse ka ardhur momenti ti tregojmë botës se ne jemi një popull me kulturë të lart.

Kosova është e vogël, por brenda saj ka pasur shumë njerëz të mëdhenj, shumë talenta të futbollit që janë shuar sepse nuk kanë patur ku ti tregojnë vlerat e tyre, Sot jemi para syve të botës, sot duhet ta tregojmë dijen, forcën dhe kulturën. Data 03.05.2016 do të jetë datë e paharrueshme dhe historike për kombin tonë. Dëshiroj shumë suksese për Kosovën time të dashur. Falënderojmë Zotin që na mundësoj ta presim këtë ditë të madhe. Gëzuar!
Autori është futbollist

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat