Mercedes, Wolff: Nuk po favorizojmë Rosberg

Sporti

Mercedes, Wolff: Nuk po favorizojmë Rosberg

Më: 2 maj 2016 Në ora: 23:46

Me triumfin në Sochi Nico Rosberg regjistroi suksesin e katërt radhazi, në katër garat e para të sezonit, rezultat i jashtëzakonshëm për këtë sport, të cilin 3 herë kampioni i botës Leëis Hamilton nuk e ka arritur dot në karrierë.

Xhelozia në Formula 1 është e njohur, megjithatë një gjë e tillë shpesh herë shndërrohet në faktor për t’i përmirësuar apo motivuar akoma më tepër pilotët e këtij aktiviteti. Është e kuptueshme që piloti britanik nuk ndihet aspak mirë nga rezultatet e fillimit të sezonit, megjithatë si 31-vjecari nga Stevenage apo qoftë edhe njerëz të tjerë që qëndrojnë pranë tij kanë lënë të kuptohet me deklaratat e tyre se ekipi Mecedes po përkrah pilotin gjerman në rivalitetin për titull. Për të shuar zëra të tillë ka dalë menjëherë vetë drejtuesi më i lartë i skuadrës Mercedes AMG Petronas Toto Wolff, i cili ka mohuar kategorikisht hamendësimet që ekipi gjerman po favorizon pilotin me origjinë finlandeze në dëm të Lewis Hamilton. 44-vjecari austriak deklaroi se të sabotojë pilotin anglez është gjëja e fundit që i shkon ndërmend skuadrës. Në fakt Hamilton e mbylli garën e Cmimit të Madh të Rusisë në vendin e dytë, por gjithsesi kampioni në fuqi i këtij kompeticioni përjetoi një tjetër fundjavë të vështirë, me probleme të shumta në makinën e tij.

I shtrënguar për t’u nisur nga vendi i 10 për shkak të një problemi në motor, në vazhdim pikërisht kur ishte pranë shokut të skuadrës Hamilton u detyrua të hiqte këmbën nga pedali i gazit pasi u përball gjithashtu edhe me probleme të tjera me presionin e ujit. Për hir të së vërtetës drejtuesit raportuan që edhe vetë makina e 30-vjecarit Nico Rosberg dha sinjale për probleme të ngjashme, duke lënë të kuptohet që sistemi i presionit të ujit nuk punonte mirë as në makinën me numër 6. 44-vjecari vjenez kujtoi faktin që Leëis Hamilton ka fituar 2 tituj me ekipin Mercedes dhe Toto Wolff shtoi se vërejtjet dhe përfundimet e nxjerra nga 3 herë kampioni i botës mbi një favorizim të mundshëm të ekipit ndaj Nico Rosberg janë sa të pavërteta po aq edhe të paarsyeshme. Hamilton nuk e ka pritur aspak mirë dominimin e këtij sezoni nga shoku i tij i skuadrës dhe faktet tregojnë që Rosberg kryeson kampionatin me pikë të plota, në një kohë kur piloti britanik ka vuajtur shumë gjatë garave, duke regjistruar dy vende të dyta dhe një të tretë, pra tre podiume gjithsej plus një pozicionim në vendin e shtatë.

Ish-piloti i Formula 1 Niki Lauda, që është shefi jo-ekzekutiv i Mercedes Motorsport dhe njëherësh drejtuesi i bordit hodhi gjithashtu poshtë me forcë hamendësime të tilla për sabotazh në dëm të Leëis Hamilton. 67-vjecari austriak shpjegoi për Sky Sports që te ekipi Mercedes janë plot 1.100 vetë që përpiqen gjithmonë për të dhënë maksimumin. Lauda shtoi se ekipi gjerman nuk zbret kurrë aq poshtë sa të bëjë gabime të tilla të qëllimshme, megjithatë ish-piloti vjenez që numëron gjithashtu 3 tituj botërorë shpjegoi se këto janë gabime njerëzore që mund t’i ndodhin gjithkujt, të cilat duhen zgjidhur në mënyrë që të mos përsëriten më gjatë garave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat