Holandë, portierit i vdes mamaja: Kori prekës i tifozëve kundërshtarë (Video)

Sporti

Holandë, portierit i vdes mamaja: Kori prekës i tifozëve kundërshtarë (Video)

Më: 1 maj 2016 Në ora: 18:04

Një gjest fair play tepër prekës në kampionatin holandez.

Gjatë ndeshjes mes Go Ahead Eagles dhe Nac Breda, tifozët vendas i kushtuan një homazh portierit kundërshtar Jelle ten Rouwelaar, 36 vjeç, lojtarit simbol të Bredas, me të cilën ka koelksionuar plot 300 ndeshje.

Mamaja e tij vdiq pak ditë më parë në moshën 61-vjeçare.

Dhe në minutën e 61-të të takimit, i gjithë stadiumi këndoi me zë të lartë “You’ll never walk alone” (“Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm”), duke e prekur portierin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat