Xhaka e Aliji me Baselin festuan titullin

Sporti

Xhaka e Aliji me Baselin festuan titullin

Nga: K.Goca Më: 1 maj 2016 Në ora: 13:46

Baseli edhe praktikisht siguroi titullin e kampionit në Zvicër. Shqiptarët Taulant Xhaka dhe Naser Aliji me bashkëlojtarë festuan titullin e kampionit, i shtati më radhë. Futbollisti Xhaka pati një mbrëmje të pakëndshme, sepse u lëndua në minutën e 20-të dhe u detyrua të largohet nga fusha, duke u zëvendësuar nga Naser Aliji. Megjithatë, skuadra e tij e mposhti me rezultat minimal 2:1 Sionin, në takimin e javës së 31-të. Aliji asistoi në golin e fitores pikërisht në minutën e 67-të. Golat për Baselin i shënuan: Delgado (24’-nga penalltia), Bjarnason (67’) dhe për mysafirët realizoi Salatiç (90 2’). Baseli kryeson me 76 pikë dhe ka 16 më shumë se vendi i dytë, Young Boys-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat