Zenunaj tregon si e mposhti meksikanin

Sporti

Zenunaj tregon si e mposhti meksikanin

Më: 1 maj 2016 Në ora: 13:10

Boksieri nga Kosova, Dardan Zenunaj, është i lumtur që e mposhti meksikanin Naciff Castillo. Ky meç u zhvillua në Kaliforni dhe ishte për kategorinë super pendël, i cili u zhvillua gjashtë runde, ndërsa Zenunaj u tregua më i shkathët dhe triumfoi. Zenunaj po e zhviollon karrierën në SHBA dhe deri me tash ka 12 meçe po aq fitore (9 KO) në profesionalizëm. Ai në profilin e tij në facebook shkruan se si ia doli ta mposhtë meksikanin: “Fitova me vendim. Vërtetë e dëshiroja fitoren me nokaut, por ky është boksi. Ndeshja ishte vetëm gjashtë raunde, jo shumë e përshtatshme për stilin tim. Respekt për kundërshtarin tim po ashtu, ai ishte shumë i fort dhe luftoi si një luftëtarë i vërtetë meksikan dhe asnjëherë nuk u dorëzua”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat