Dëmtim alarmant, mjekët: Nëse luan me Realin, Ronaldo humb Europianin

Sporti

Dëmtim alarmant, mjekët: Nëse luan me Realin, Ronaldo humb Europianin

Më: 30 prill 2016 Në ora: 17:48

Dëmtimi i ‘yllit’ të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo është shumë serioz pasi luzitani mund të humbë kampionatin Europian.

Mjeku i njohur i kombëtare portugeze, Nuno Campos ka ngritur alarmin pasi sipas tij Ronaldo duhet të pushojë deri në 10 maj në të kundërt do të humbë kompeticionin më të rëndësishëm evropian.

“Nëse Ronaldo do të luajë me ekipin e tij para datës 10 maj atëherë ai do të rrezikojë ndjeshëm të humbë Euro 2016. Lëndimi i tij mund të përsëritet dhe atëherë do të dojë më shumë kohë për rikuperim. Mendoj se është mirë që ai të hyjë në një fazë rikuperimi”, u shpreh Campos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat