Serbia në alarm për Kosovën, paralajmërojnë 3 majin

Sporti

Serbia në alarm për Kosovën, paralajmërojnë 3 majin

Më: 29 prill 2016 Në ora: 13:05

Serbia po e pranon një realitet të ri. Më nuk ka kah t’ia mbajë, vetëm e presin se me 3 maji do të ndodh pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në asociacionin më të lart evropian, UEFA, e pastaj edhe në FIFA. Me 3 maj në Budapest do të zhvillohet Kongresi i UEFA-s. Gazeta serbe “Politika” shkruan se federata serbe e futbollit po mundohet ta ndalë anëtarësimin e FFK-së në UEFA. “Statuti i UEFA-së parasheh që një anëtar i ri duhet të jetë shtet, pavarësinë e së cilës e kanë pranuar edhe Kombet e Bashkuara. Por, në arsyetimin e ri thuhet se anëtarësimi do të bëhet në bazë se: “Shumica e shteteve ndërkombëtare e kanë pranuar Kosovën. Kongresi i 3 majit ka shtuar në rend dite pranimin e Kosovës”, shkruan gazeta serbe. Burime të ‘Politikës’, thonë se me këtë rast UEFA do të bëjë një shkelje të madhe të statutit dhe gabime të ndryshme procedurale. Sipas tyre, vendimi vjen si pasojë e “ndikimit politik”. “Kosova synon të bëhet anëtarja e 55-të e UEFA-së”, ka shkruar kjo gazetë. Serbia në alarm për Kosovën, paralajmërojnë 3 majin se futbolli i Kosovës do të jetë pjesë e UEFA-s.

Në anën tjetër, ‘Vesti-online.com”, shkruan se Kosova është njohur nga shumica e shteteve evropiane, dhe kjo i mundëson edhe pjesëmarrjen në Grupin I kualifikues bashkë me Kroacinë, Turqinë, Islandën, Finlandën dhe Ukrainën.

Mirëpo, sipas tyre, delegacioni serb, ka qëndruar për tri ditë në Nyon, duke tentuar të bind presidentin e UEFA-s, Thoeodore Theodorakis, të heq dorë nga anëtërësimi i Kosovës, dhe të përpilojë një strategji për të ndaluar Kosovës, ashtu siç nuk u anëtarësua në UNESCO.

Kosovës i duhen 28 vota për pranim, që do të thotë shumica e vendeve anëtare në UEFA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat