Osmani: 90 për qind jemi në finale

Sporti

Osmani: 90 për qind jemi në finale

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2016 Në ora: 19:38

Prishtina ka qetësinë, është shumë afër finales së Diggitalb Kupës së Kosovës. Fitorja në kryeqytet me rezultat 3:0 kundër Llapit nga Podujeva, sado kudo i krijon një lloj luksi ekipit të Prishtinës, për faktin se ka një epërsi të madhe para ndeshjes së kthimit në Merdarë. Sulmuesi Labinot Osmani me dy golat e tij është protagonist kryesor i fitore së thellë të Prishtinës. Futbollisti nuk e kishte pritur se do t’i realizoi dy gola, sepse nuk ia kishte besën vetes, pasi e kishte frikën se mund të ketë problem me gjurin e këmbës. Ai është i lumtur se gjithçka i shkoi mirë dhe i solli Prishtinës fitore, kësisoj janë afër finales së madhe. “E kemi bërë një hap shumë të madh dhe normal me këtë rezultat, thuajse 90 për qind jemi në finale”, tha Osmani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Osmani më tutje shprehet se kundërshtari është munduar të mbrohet, por nuk ia doli deri në fund.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat