9 lojtarët më të urryer të kontinentit

Sporti

9 lojtarët më të urryer të kontinentit

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 23:24

Ata bëjnë pjesë në listën e lojtarëve më të paguar të kontinentit, por njëkohësisht janë edhe ndër më të urryerit e Europës. Bëhet fjalë për disa nga futbollistët më të njohur të këtij sporti, por stili i tyre i lojës, sjellja në fushën e blertë dhe në jetën private i kanë bërë njerëzit më të urryer në botën e butbollit. Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, lista e 9 emrave që nuki pëlqehen aspak nga publiku europian fillon me sulmuesin e Chelsea, Diego Costa që konsideroohet si një prej lojtarëve më provokues. Spanjolli pasohet nga Zlatan Ibrahimovic që për shumë njerëz është arrogant dhe egoist. Nëse vese mund t’i quajmë, i tillë cilësohet edhe Cristiano Ronaldo. Në rangun e lojtarëve më të ashpër, radhën e parë e mban mesfushori holandez, De Jong.

“Simuluesi”? Barcelona e ka një të tillë, ai është mesfushori Sergi Busquets, i vendosur disa herë në qëndër të polemikave për faullat e rënda që ka improvizuar në dëm të tij. Në këtë kategori hyn edhe sulmuesi holandez i Bayernit të Mynihut, Arjen Robben. Mbrojtësi dhe kapiteni i Chelseat, John Terry hyn në kategorinë e lojtarëve që cilësohen si “kasapë” nga kundërshtarët për shkak të ndërhyrjeve të dhunshme. Kategorizimi më i çuditshëm i bëhet Mario Balotellit i cili bën pjesë në familjen e lojtarëve me sjellje të çuditshme ose më saktë, të paqëndrueshme. Lista e lojtarëve më të urryer të kontinentit mbyllet me mbrojtësin e Hamburgut, Emir Spahic, i cili bën dallimin në fushë me ndërhyrjet e tij aspak korrekte në dëm të kundërshtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat