Muriqi shënon në fitoren e Giresunspor-it

Sporti

Muriqi shënon në fitoren e Giresunspor-it

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 17:26

Sulmuesi shqiptar i Giresunspor-it, Vedat Muriqi, është njëri nga protagonistët e fitores së skuadrës së tij. Giresunspor shënoi fitore me rezultat 3:1 në përballje me Goztepe-n, në takimin e javës së 21-të të Ligës së Dytë të Turqisë. Muriqi shënoi në minutën e 51-të dhe ky ishte goli i 13-të gjatë këtij edicioni. Ai luajti standard, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 82-të. Giresunspor renditet në vend të nëntë me 30 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat