Vdes ish-mbrojtësi i njohur bullgar Trifon Ivanov

Sporti

Vdes ish-mbrojtësi i njohur bullgar Trifon Ivanov

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 11:20

Ish-mbrojtësi i njohur bullgar, Trifon Ivanov vdiq në moshën 50-vjeçare, njoftoi sot Federata Bullgare e Futbollit (BFU).

Ivanov ishte pjesë e ekipit kombëtar bullgar të futbollit që arriti deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës të vitit 1994 dhe u shndërrua në një hero mes tifozëve për shkak të flokëve të gjata, mjekrrës dhe lojës së ashpër.

“Trifon Ivanov do të mbetet në historinë e futbollit bullgar si një nga mbrojtësit mët të mirë”, tha BFU në një deklaratë pa dhënë shkakun e vdekjes.

Ivanov luajti 77 ndeshje për Bullgarinë dhe fitoi kampionatet kombëtare respektive me CSKA-në e Sofjes dhe Rapidin e Vjenës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat