Frosinone thyen Empolin 2-1

Sporti

Frosinone thyen Empolin 2-1

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 21:30

Në Empoli, Frosinone regjistroi një sukses jetik në garën për mbijeteësë.

Skuadra debutuese arriti të fitonte me rezultatin 2-1 duke i dhënë një “shuplakë” ekipit toskan. Daniel Ciofani zhbllokoi sfidën në minutën e 17 me një gol që ndezi shpresat e Frosinones për një fitore. Gjithsesi, në të 59-ën, Massimo Maccarone barazoi shifrat dhe trajneri Roberto Stellone hodhi në fushë Arlind Ajetin në minutën e 70 për të mbrojtur barazimin. 3 minuta më pas ishte sërish Ciofani ai që shndërroi në gol një 11 metërsh. Kjo fitore e ngjit Frosinonen në kuotën e 22 pikëve, 2 më pak se Sampdoria e vendit të 17.

Takimi tjetër mes Chievo Veronas dhe Sassuolos u mbyll në barazim 1-1. Valter Birsa zhbllokoi rezultatin në minutën e 29, ndërsa Sansone shënoi golin e fundit të takimit pak sekonda më pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat