Kategoria e Parë, kryesojnë Korabi e Luftëtari

Sporti

Kategoria e Parë, kryesojnë Korabi e Luftëtari

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 21:29

Starti i gjysmës së mbetur i Kategorisë së parë solli menjëherë ndryshim në renditjen e Grupi A.

Falë penalltisë së Mziut, Korabi fitoi 0-1 në fushën e Burrelit. Një rezultat që e ngjit ekipin nga Peshkopia në krye me 31 pikë, ndërsa me barazimin pa gola në trasfertën me Mamurrasin, Besëlidhja pozicionohet e dyta me një pikë më pak. Barazim me rezultatin 1-1 edhe në ndeshjen ndërmjet Erzenit dhe Kamzës. Avantazhit të ekipit nga Shijaku me Rezin në të 66-ën, miqtë iu përgjigjën në kohën shtesë me golin e Mersinit.

Me suksesin 0-1 në fushën e Lushnjes, Luftëtari konsolidon kreun e Grupit B me 35 pikë. Vendimtar për gjirokastritët ishte portieri Miraka që neutralizoi penalltinë e Xhafës, ndërsa Bregu në shtesë realizoi golin e triumfit. Apolonia fitoi me goleadë 2-5 në Elbasan dhe ngjitet në vendin e dytë, duke përfituar nga humbja 2-0 e Pogradecit në fushën e Shkumbinit.

Kategoria I

Grupi A

Erzeni-Kamza 1-1

Mamurrasi-Besëlidhja 0-0

Kastrioti-Ada 3-0

Besa-Iliria 1-1

Burreli-Korabi 0-1

Grupi B

Turbina-Sopoti 1-0

Elbasani-Apolonia 2-5

Butrinti-Dinamo 1-0

Lushnja-Luftëtari 0-1

Shkumbini-Pogradeci 2-0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat