Në finale Sigal Prishtina-Peja (Foto)

Sporti

Në finale Sigal Prishtina-Peja (Foto)

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 21:18

Sigal Prishtina me shumë vështirësi ka depërtuar në finalen e IPKO Kupës së Kosovës në basketboll. Prishtina pas një loje dramatike e mposhti me rezultat 83:80 (20:19, 28:25, 17:25, 18:11) Bashkimin nga Prizreni, në ndeshjen e gjysmëfinales e cila u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. As laiku më i madh nuk e ka pritur se kampioni në fuqi i Kosovës dhe i Ligës Ballkanike do të has në një rezistencë të fortë të prizrenasve.

Bashkimi aplikojë lojë shumë të fortë në repartin e mbrojtjes, duke e mbajtur në presion për gjatë tërë takimit klubin bardhekaltër. Në çerekun e parë rivalitet i madh në parket, prizrenasit luftuan me mish e më shpirt duke e djersitur shumë ekipin e Prishtinës. Në minutën e 10-të, Prishtina në epërsi me një pikë (19:20), ndërsa në çerekun e radhës vazhdon i njëjti ritëm dhe rezultati i ngushtë. Në minutën e 20-të, Prishtina udhëheq me katër pikë (44:48), për të vazhduar drama në minutat e ardhshëm. Në çerekun e tretë, Bashkimi ishte tejet energjik dhe udhëheq me 69:65, duke futur panik te bardhekaltrit.

Mirëpo, çereku i fundit nuk ishte në zotërim të Bashkimit, megjithëse deri në minutën e 37-të ishin në epërsi me 78:77, por Prishtina gjen forcë në minutat e fundit dhe ia del të kalojë në epërsi dhe ta fiton takimin me tri pikë dallim (80:83). Basketbollisti Dardan Berisha me 22 pikë ishte më i dalluari te Prishtina, kurse Marcel Jones me 21 sosh te prizrenasit. Prishtina në finale do të takohet me Pejën, e cila do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në orën 20.00.

Bashkimi-S. Prishtina 80:83

Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.
Shikues: 1300.
Bashkimi: Tahiri, Ramme, Jones 21, Bussey 17, Waller 15, Rugova 11, Bunjaku, Shehu 5, Biraj, Bullaku, Hysenagolli 11 dhe Ibrahim.
Sigal Prishtina: Kemp 11, Azemi 4, Peci, Shima, Berisha 22, Warren 11, Asllani, Marinov 4, Washburn 13, Morina 4, Abukar 14 dhe Mazreku.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat